A do të rikthehet në politikë? Kryemadhi: Nuk kam moral t’u kërkoj votën qytetarëve
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka bërë të qartë se nuk e sheh veten të rikthyer në politikë, të paktën për sa kohë të jetë në përballje me drejtësinë. Ajo deklaroi se nuk ndihet moralisht e gatshme t’u kërkojë votën qytetarëve pa përfunduar më parë procesi gjyqësor ndaj saj. E pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit“, nëse ka hequr dorë përfundimisht nga politika, në një kohë kur po afrojnë zgjedhjet lokale, Kryemadhi u shpreh se angazhimi politik është i pamundur për të për sa kohë vijon të jetë në dyert e gjykatave. Ajo theksoi se nuk mund të kërkojë mbështetjen e qytetarëve pa u përballur më parë me drejtësinë, duke e cilësuar këtë si një standard personal dhe moral që ka vendosur për veten. “Përderisa jam në dyert...
Burimi:
gijotina.com