Kuvendi miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027, opozita voton kundër
Pas më shumë se 14 orësh diskutimesh, debatesh të ashpra dhe përplasjesh politike mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar buxhetin e shtetit për vitin 2027 me 80 vota pro dhe 20 kundër. Seanca plenare e së enjtes u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, ku përveç projektbuxhetit dhe paketës së ndryshimeve fiskale, në fokus të debatit politik ishin edhe aktet normative të qeverisë për tubimet dhe masat e parashikuara në të ashtuquajturën paketë antidhunë. Përfaqësuesit e opozitës kundërshtuan ashpër këto masa, duke pretenduar se ato cenojnë të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar. Në krahun tjetër, mazhoranca argumentoi se nismat synojnë parandalimin e akteve të dhunshme dhe garantimin e sigurisë së institucioneve, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private. Një...
Burimi:
gijotina.com