Zelensky: SHBA-të po përqendrohen te Lindja e Mesme, ndërsa nuk po ushtrojnë presion të mjaftueshëm ndaj Rusisë

Zelensky: SHBA-të po përqendrohen te Lindja e Mesme, ndërsa nuk po ushtrojnë presion të mjaftueshëm ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Shteteve të Bashkuara, duke i kritikuar për vonesat në furnizimin me raketa kundërajrore dhe për mungesën e presionit ndaj Rusisë në negociatat për përfundimin e luftës. Në një intervistë për BBC-në, të zhvilluar në zyrën e tij në qendër të Kievit, Zelensky tha se vonesat në dërgimin e raketave interceptuese për sistemet amerikane Patriot po kushtojnë jetë njerëzish. Ai gjithashtu kritikoi vëmendjen që Uashingtoni po i kushton Lindjes së Mesme, duke thënë se kjo po ndikon në mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Kreu i shtetit ukrainas komentoi edhe marrëdhënien mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kreut të Kremlinit, Vladimir Putin. Ai e cilësoi si të çuditshëm faktin që Trump publikoi një fotografi duke përqafuar Putinin dhe...