KUSHNER NGRE ALARMIN: EUROPA PO SHKON DREJT PERPLASJES ME RUSINE, RREZIKOHET LUFTE E MADHE
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka dhënë një paralajmërim të fortë për zhvillimet e luftës në Ukrainë, duke deklaruar se konflikti është shndërruar në një luftë ndërmjetëse mes Evropës dhe Rusisë, ku Kievi po mbështetet financiarisht dhe ushtarakisht nga vendet evropiane. Në një intervistë me Mathias Döpfner, drejtor ekzekutiv i grupit mediatik Axel Springer, të publikuar të mërkurën në mbrëmje, Kushner paralajmëroi se situata mbetet tepër e rrezikshme dhe se një gabim i vetëm në llogaritje mund të shkaktojë një përshkallëzim të madh të konfliktit, duke e nxjerrë atë përtej kufijve të Ukrainës. “Po jetojmë në një kohë tepër të rrezikshme. Kjo luftë është disi e kufizuar në Ukrainë, por në fakt është shndërruar në një luftë ndërmjetëse, ku...
Burimi:
ntv.al