Europa League/ Juventusi shpartallon Omonian, bardhezinjte me një kembe drejt kualifikimit
Juventusi vijon marshimin në Europa League. “Zonja e Vjetër” regjistroi një fitore bindëse në raundin e pestë të kompeticionit, duke mposhtur me rezultatin 4-1 Omonia Nicosian dhe duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Sfida nuk nisi në mënyrën më të mirë për bardhezinjtë, të cilët u gjendën në disavantazh që në minutën e 16-të. Satka përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Neto, duke kaluar skuadrën qipriote në epërsi. Megjithatë, reagimi i të besuarve të Luciano Spallettit nuk vonoi. Në minutën e 37-të, Cambiaso riktheu baraspeshën, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Ekhator kompletoi përmbysjen, duke bërë që Juventusi ta mbyllte pjesën e parë në avantazh 2-1. Bardhezinjtë vijuan të ushtronin presion edhe pas pushimit. Francisco Conceição shpërdoroi një mundësi të...
Burimi:
ntv.al