Kushtetuesja mban pezull gjobat për protestuesit, PS miraton me shumicë votash paketën antidhunë

Kushtetuesja mban pezull gjobat për protestuesit, PS miraton me shumicë votash paketën antidhunë

Mes debateve të forta dhe akuzave të ndërsjella ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi ka miratuar dy aktet normative të qeverisë, pjesë e paketës antidhunë, të cilat parashikojnë ashpërsimin e masave ndaj personave që kryejnë akte dhune gjatë tubimeve dhe protestave. Akti normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001, ‘Për tubimet’”, u miratua me 79 vota pro dhe 21 kundër. Ndërsa akti normativ “Për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve dhe rregullimin e pasojave”, mori 80 vota pro dhe 20 kundër. Në qendër të përplasjeve gjatë seancës plenare ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dispozitës që parashikon gjobën prej 5 mijë lekësh për bllokimin e rrugëve gjatë protestave. Përfaqësuesit...