No Image Available

BUXHETI 1O MILIARDE EURO MIRATOHET ME 80 VOTA PRO

Pas më shumë se 14 orësh debatesh të forta, përplasjesh politike dhe replikash mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi ka miratuar me 80 vota pro dhe 20 kundër buxhetin e shtetit për vitin 2027, që këtë vit kaloi pragun historik të 10 miliardë eurove. Të gjitha amendamentet e opozitës u rrëzuan. Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me një klimë të tensionuar politike, ku në qendër të diskutimeve ishin jo vetëm projektbuxheti dhe ndryshimet fiskale, por edhe aktet normative të qeverisë për tubimet, të cilat kanë shkaktuar debate të forta mes palëve politike. Deputetët e opozitës kundërshtuan ashpër paketën antidhunë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të kufizuar të drejtën kushtetuese për protestë. Në të njëjtën kohë, mazhoranca mbrojti nismën e qeverisë,...