MIRATOHET PAKETA FISKALE, PER HERE TE PARE TVSH ULET NE 6% PER 54 PRODUKTE USHQIMORE
Kuvendi miratoi pesë projektligjet e paketës fiskale, që ulin nga 20% në 6% TVSH-në për 54 produkte ushqimore. Nga lista me TVSH të reduktuar u hoq uji i ambalazhuar, i cili ishte përfshirë më herët nga Komisioni i Ekonomisë. Kuvendi rrëzoi edhe amendamentet e PD-së për uljen e TVSH-së në 6% për ujin e pijshëm. Çfarë parashikon paketa fiskale? TVSH-ja ulet nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore. Nëse ulja e taksës reflektohet plotësisht në çmime, produktet e prekura mund të kushtojnë deri në 12% më pak. Norma e reduktuar përfshin edhe paketat higjienike për gratë dhe foshnjat, si dhe shërbime të tilla si projektimet e studimet për investimet e klubeve sportive. Nga viti 2027, norma standarde e TVSH-së rritet nga 20% në 21%....
Burimi:
ntv.al