Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë deklaratat e bëra dje nga deputetja Elisa Spiropali dhe përplasjen mes tyre, gjatë një interviste në podcastin “Rishtazi”, me një gazetar shqiptar nga Maqedonia e Veriut. I pyetur nëse qëndrimet publike të Spiropalit mund të ndikojnë në mënyrën se si perceptohen zhvillimet dhe masat e ndërmarra nga qeveria, Rama fillimisht theksoi se nuk dëshiron të diskutojë çështje të politikës së brendshme shqiptare në mediat e vendeve të tjera. Megjithatë, ai bëri një koment për pozicionin e Spiropalit në jetën politike, duke deklaruar se ajo tashmë është e lirë të ndjekë rrugën e saj dhe nuk ka më detyrimin të jetë në një linjë me të apo me Partinë Socialiste. “Plus pastaj, Elisa tani është njeri i...