EUROPA LEAGUE: Juventus bën detyrën në shtëpi. Crystal Palace dhe Celtic me fitore të rëndësishme (video)

EUROPA LEAGUE: Juventus bën detyrën në shtëpi. Crystal Palace dhe Celtic me fitore të rëndësishme (video)

26 Nëntor 2026 22:55 Telesport Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes në Europa League, të vlefshme për xhiron e pestë. Në “Allianz Stadium”, Juventus fitoi 4-1 ndaj Omonia, edhe pse qipriotët kaluan të parët në avantazh me golin e Lubomir Satka, në minutën e 15-të. Bardhezinjtë përmbysën shifrat në pjesën e parë me golat e Andrea Cambiaso 37-të dhe Jeff Ekhator në minutën e 43-të. Në të dy golat, asistet ishin nga Francisco Conceicao. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Juventusin. Në minutën e 67-të, ishte radha e Conceicao për të gjetur golin e tretë. Në minutën e 71-të, Jeremie Boga shënoi golin e katërt, me një goditje tejet të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Juventus fiton 4-1 dhe mban vendin e dytë...