Amorim, pas fitores me përmbysje në Athinë: Është e vështirë të luash fizikisht çdo tri ditë, por…

Amorim, pas fitores me përmbysje në Athinë: Është e vështirë të luash fizikisht çdo tri ditë, por…

27 Nëntor 2026 7:29 Alfred Lleshi Trajneri kuqezi, Ruben Amorim, analizoi fitoren e të tijve ndaj Olympiacos, në Athinë, me rezultatin 4-2. Për përmbysjen në fund: “Është më mirë t’i përfundosh ndeshjet në këtë mënyrë, sigurisht duke fituar. Kemi shumë punë për t’u bërë një skuadër shumë e fortë, por shpirti i duhur është aty. Është fillimi i diçkaje. Problemi më i madh është përqendrimi te detajet e vogla: goditjet standarde, mbrojtja e portës dhe veprimet që duhet të bëjmë. Kjo vjen me kohën dhe përvojën. Aspekti teknik është i rëndësishëm, por përqendrimi mbetet thelbësor. Është e vështirë të luash fizikisht çdo tri ditë, por edhe më e vështirë ta përballosh vazhdimisht presionin për të fituar”. Për kundërsulmet e pësuara: “Humbëm topin pa qenë nën presion. Duhet...