Europa League/ Milani nga ferri në parajsë, Leverkusen bind; humbje e rëndë për Benfica

Europa League/ Milani nga ferri në parajsë, Leverkusen bind; humbje e rëndë për Benfica

Milani ka regjistruar fitoren e dytë në Europa League, duke dhuruar një përmbysje spektakolare në transfertën ndaj Olympiacosit, në kuadër të javës së pestë të fazës së ligës. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 4-2, ndonëse e panë veten në disavantazh të dyfishtë në fillimin e pjesës së dytë. Sfida u zhbllokua në minutën e 31-të, kur Lorenzo Pirola goditi me kokë, me topin që fillimisht u përplas në traversë dhe më pas në trupin e Mike Maignan, për të përfunduar në rrjetë. Grekët e mbyllën pjesën e parë në avantazh minimal. Me nisjen e fraksionit të dytë, Jota Silva dyfishoi shifrat për vendasit, duke zënë të papërgatitur mbrojtjen kuqezi. Megjithatë, reagimi i italianëve ishte spektakolar. Në minutën e 56-të, Omari Hutchinson rihapi takimin me një goditje...