5 fitore dhe 2 barazime që meritojnë vlerësim. Jo, futbolli italian nuk duhet nënvlerësuar
5 fitore dhe 2 barazime, këto të fundit të arritura në fushën e Manchester City dhe PSG, dy pretendenteve kryesore për Champions League. Skuadrat italiane e mbyllën javën europiane pa asnjë humbje. Përveç sukseseve të Comos, Interit, Juventusit, Milanit dhe Atalantës, spikatën Napoli dhe Roma. Ekipi i Allegrit kaloi dy herë në avantazh në “Etihad”, ndërsa Roma e Gasperinit rivalizoi denjësisht kampionët në fuqi të Europës në Paris. Të dyja rrezikojnë eliminimin, por ruajnë shpresat për të kapur fazën e “play off”-it. Como, një model edhe për italianët – Projekti i Cesc Fabregas te Como, aktualisht i treti në renditjen europiane, dëshmon vlerën e investimit te lojtarët e rinj dhe teknikë. Një tjetër sinjal pozitiv për të ardhmen e kombëtares italiane erdhi nga golat e tre...
Burimi:
telesport.al