Wenger thirret të dëshmojë në Kongresin Amerikan për lidhjet e dyshimta mes Infantinos dhe Trump

Wenger thirret të dëshmojë në Kongresin Amerikan për lidhjet e dyshimta mes Infantinos dhe Trump

27 Nëntor 2026 8:21 Alfred Lleshi Hetimi i nisur nga Kongresi Amerikan mbi marrëdhëniet mes FIFA-s së Gianni Infantinos dhe Donald Trump hyn në një fazë të re. Sipas “The Guardian”, demokrati Jamie Raskin, anëtar i Komisionit të Drejtësisë në Dhomën e Përfaqësuesve, ka nisur kontaktet me dëshmitarë të mundshëm dhe përgatitet të lëshojë thirrjet zyrtare në fillim të vitit 2027. Mes personave që pritet të dëshmojnë është edhe Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenalit dhe aktualisht drejtor i zhvillimit të futbollit botëror në FIFA. Atij do t’i kërkohet të japë shpjegime për administrimin e brendshëm të organizatës dhe anulimin e projektit tregtar “FIFA Forward Enterprise”. Hetimi përfshin polemikat gjatë dhe pas Botërorit 2026 në Amerikën e Veriut, veçanërisht politikat e biletave dhe ndërhyrjet e pretenduara...