Cannavaro zbulon: “Van Dijk më ka thënë se do t’i pëlqente të luante në Itali”. Përmend edhe një skuadër

Cannavaro zbulon: “Van Dijk më ka thënë se do t’i pëlqente të luante në Itali”. Përmend edhe një skuadër

27 Nëntor 2026 7:53 Alfred Lleshi Fabio Cannavaro ka zbuluar një prapaskenë rreth së ardhmes së Virgil Van Dijk, mbrojtësit të Liverpool-it, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor. Emri i holandezit është lidhur vazhdimisht me një kalim të mundshëm në Serie A, veçanërisht te Milani. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-fituesi i “Topit të Artë” tregoi se kishte biseduar me Van Dijk gjatë Botërorit: “Flitet për Milanin dhe Van Dijk? E takova në Botëror dhe më tha se do t’i pëlqente të provonte një eksperiencë në Itali. Kjo ide e tërheq shumë”. Cannavaro shtoi: “Do të ishte bukur ta shihnim Van Dijk te Milani. Ai kombinon prej vitesh fuqinë fizike me shpejtësinë e jashtëzakonshme”. Më pas, Cannavaro solli në vëmendje një...