Euroelague: Olympiacos merr komandën e vetme, fitore edhe për Panathinaikos e Fenerbahce

Euroelague: Olympiacos merr komandën e vetme, fitore edhe për Panathinaikos e Fenerbahce

Skuadra kampione në fuqi e Olympiacos ka marrë kreun e renditjes së Euroleague në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të raundit të 14-të. Grekët fituan 104-79 ndaj Hapoel Tel Aviv dhe ndodhen të vetëm në krye më 11 fitore (3 humbje). Në vendin e dytë, me nga 10 fitore, ndodhen ekipet e Valencia e Panathinaikos. Të dyja këto ekipe u përballën mes tyre në Spanjë, me grekët që fituan 86-83. Më pas, me nga 9 fitore janë skuadrat e Fenerbahce dhe Dubai Basketboll. Turqit arritën një fitore të madhe ndaj Barcelonës në Spanjë me shifrat 83-77, ndërsa skuadra arabe u mund 84-71 në shtëpi nga Partizan Beograd. Një javë e mirë për dy ekipet italiane, që fituan, ndërsa Real Madrid mundi 108-93 Zalgiris. Euroleague-Raundi i...