Më shumë taksa për qytetarët, privilegje për hotelet luksoze! Çfarë miratoi Kuvendi në mesnatë?

Më shumë taksa për qytetarët, privilegje për hotelet luksoze! Çfarë miratoi Kuvendi në mesnatë?

Kuvendi miratoi në mesnatë buxhetin 2027 dhe ligjet e Paketës Fiskake. Sërish edhe në seancë pati surpriza, ku u rrëzua propozimi i Komisionit të Ekonomisë për ujin e ambalazhuar me tvsh 6%. Gjithashtu u votua aty për aty një amendament i deputetes së PS, Briseida Çakëri për të shtyrë deri në dhjetor 2029 përjashtimin nga tatim-fitimi për hotelet me 4-5 yje, brende ndërkombëtare. Paketa fiskale e vitit 2027 sjell ndryshime të rëndësishme në tatimin e bizneseve, konsumin, sektorin e turizmit dhe taksimin e automjeteve. Ndër masat kryesore janë rritja e tatimit mbi dividendin, ulja e pragut të regjistrimit në TVSH, ndryshimi i normës standarde të TVSH-së dhe zhvendosja e taksës së qarkullimit nga karburantet te taksat vjetore të automjeteve. Paketa ka pësuar ndryshime gjatë shqyrtimit...