Trump hap derën për demokratët pas humbjes në mesmandat

Trump hap derën për demokratët pas humbjes në mesmandat

Presidenti Donald Trump la të kuptohet të enjten se është i gatshëm për bashkëpunim me demokratët, pas humbjeve të thella të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin, që u mbajtën në fillim të këtij muaji. Gjatë një bisede telefonike me ushtarakët me rastin e Ditës së Falenderimeve, ai u shpreh se pret një marrëdhënie shumë ndërpartiake me demokratët. "Kam ndjesinë se do të përfundojmë duke pasur një marrëdhënie shumë ndërpartiake me demokratët dhe do të jemi në gjendje të zgjidhim shumë çështje të ndryshme, si sigurimet dhe kujdesi shëndetësor, si dhe shumë çështje të tjera. Do të kujdesemi për to", deklaroi presidenti amerikan. Komunikimi me ushtarakët u zhvillua në një atmosferë festive nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, në Florida. Dita e Falenderimeve është...