Nelson Hysa mesazh Kabayel: Fitoj unë këtë përballje dhe revanshin të ftoj ta bëjmë në Shqipëri
Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka folur për mediat në prag të duelit të 28 nëntorit ndaj gjermanit Agit Kabayel. Sfida mes tyre është e vlefshme për titullin kampion bote në peshën e rëndë, në kategorinë WBC. Përballja do të zhvillohet në Duseldorf, në një ditë të veçantë për shqiptarët, pasi është Dita e Pavarësisë. “E kam thënë dhe e përsëris, dua t’u jap shqiptarëve diçka të veçantë në këtë ditë të shënuar për ne”, tha Hysa. “Agit, nëse nuk beson në fitoren time, ke nevojë të besosh sepse gjithçka është e mundur në jetë dhe në boks. Nuk kam ardhur këtu në këtë përballje për të bërë shaka. Kam qenë disa herë në rolin e të nënvlerësuarit. Tani jam favorit dhe nuk ka presion”, tha...
Burimi:
telesport.al