Me “Toyota Yaris” shiste kokainë pranë shkollave, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Me “Toyota Yaris” shiste kokainë pranë shkollave, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

pamje nga arrestimi TIRANË-Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike, kokainë në afërsi të shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë. Domeniko Vata u arrestua në flagrancë teksa lëviste me automjetin tip “Toyota Yaris” në bulevardin “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjet një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa në banesë iu gjetën 397 gramë të së njëjtës lëndë. Në total, autoritetet sekuestruan mbi 900 gramë kokainë, automjetin dhe një telefon celular. Njoftimi i policisë: Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”. Sekuestrohen mbi 900 gramë Kokainë, 1 automjet tip “Toyota Yaris”, dhe 1 celular. Lëvizte me lëndë narkotike, në automjet, për ta...