Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në
Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe struktura e një ekonomie që gjeneron kryesisht vende pune me aftësi të ulëta po i mbajnë të moshuarit shqiptarë aktivë në tregun e punës shumë më gjatë se bashkëmoshatarët e tyre në Europë në dhe Rajon. Të dhënat e referuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tregojnë se Shqipëria regjistron nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në tregun e punës në grupmoshën mbi 65 vjeç në të gjithë rajonin, duke kaluar pragun e 25%, ose më shumë se trefishin e mesatares së Bashkimit Europian. Të dhënat që u analizuan nga FMN, tregojnë se gatishmëria e të moshuarve shqiptarë për të punuar është shumë e lartë se 5...
Burimi:
javanews.al