Zelensky: Putin është agresor dhe vrasës, nuk mund të jetë miku i Trump!

Zelensky: Putin është agresor dhe vrasës, nuk mund të jetë miku i Trump!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur zhgënjimin me Shtetet e Bashkuara për vonesat në furnizimin me raketa antibalistike dhe mungesën e presionit ndaj Moskës në negociatat për paqe. Në një intervistë për BBC, ai kritikoi edhe Donald Trump për cilësimin e Vladimir Putinit si “miku im”. “Është e çuditshme”, u shpreh Zelensky lidhur me fotografinë e publikuar nga presidenti amerikan, ku shfaqej duke përqafuar liderin rus. “Ai është një agresor dhe një vrasës. Ai nuk mund të jetë mik. Thjesht nuk mund të jetë”, deklaroi presidenti ukrainas, duke e krahasuar një marrëdhënie të tillë me miqësinë me Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë intervistës në zyrën e tij në Kiev, Zelensky tha se vonesat në dërgimin e raketave antibalistike po kushtojnë jetë njerëzish...