SHBA po ushtron presion ndaj Venezuelës dhe Irakut për të shqyrtuar largimin nga OPEC

SHBA po ushtron presion ndaj Venezuelës dhe Irakut për të shqyrtuar largimin nga OPEC

Administrata e Donald Trump po ushtron presion ndaj Venezuelës dhe Irakut për të shqyrtuar largimin nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), sipas agjencisë së lajmeve Reuters, e cila citon disa burime. Sipas medias, Uashingtoni shkoi edhe më tej duke penguar Venezuelën të paguante kuotën vjetore të anëtarësimit në OPEC, me argumentin se këto fonde mund të përdoreshin për nevoja më të rëndësishme të vendit. Presioni amerikan lidhej me synimin për të rritur prodhimin dhe investimet në sektorin e naftës, pa u kufizuar nga kuotat e prodhimit të vendosura nga organizata. Në rastin e Venezuelës, ndërhyrja e princit saudit Mohammed bin Salman thuhet se ndikoi që administrata Trump të mos e shtynte më tej çështjen e largimit. Ndërsa në Irak, kryeministri Ali Faleh al-Zaidi...