Alonso: Pres reagim nga Chelsea pas humbjes së fundit, duhet të përmirësojmë aspektin fizik
Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, para ndeshjes që do të luajë sonte ndaj Nottingham Forest, ka zbuluar se ka biseduar me legjendën e klubit John Terry. Duket se trajneri do t’i kërkojë atij ndihmë për të rregulluar mbrojtjen e dobët të skuadrës londineze. Chelsea ka pësuar 20 gola në 11 ndeshje dhe ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit. Terry u rikthye në klubin ku fitoi 15 trofe të rëndësishëm në vitin 2023 si trajner në akademi. “Kemi folur për situatën pasi ai gjendet shpesh në Cobham,” tha Alonso, që më tej shtoi: “Ai punon me akademinë. Prania e John është gjithmonë e mirëpritur. Ai është pranë ekipit.” Alonso pranon se do të jetë një “problem i madh” nëse Chelsea nuk përmirëson aspektin fizik....
Burimi:
telesport.al