Rrëzohen me 80 vota amendamentet e PD-së për pagën e 13 të mësuesve dhe minimumin jetik 200 euro

Rrëzohen me 80 vota amendamentet e PD-së për pagën e 13 të mësuesve dhe minimumin jetik 200 euro

Kuvendi ka rrëzuar me 80 vota kundër amendamentin e propozuar nga Partia Demokratike për dhënien e pagës së 13-të për mësuesit e arsimit parauniversitar. Propozimi i opozitës parashikonte që të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar të përfitonin një pagë shtesë, si një e ardhur ekstra përtej pagave të tyre mujore. Po ashtu, me 80 vota kundër u rrëzua edhe amendamenti i PD-së për minimumin jetik prej 200 eurosh. Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se rritja e çmimeve e bën të domosdoshme këtë masë për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta. Ai akuzoi mazhorancën se ul TVSH-në për përfituesit e investimeve strategjike, ndërsa shton barrën për bizneset e vogla. “Polarizim i jashtëzakonshëm i të ardhurave, rritje e papërmbajtur e çmimeve. Sot çmimet në...