Janë përdorur në ngjarje kriminale-gjenden armë e maska silikoni në Fier e Lushnjë, 4 në pranga (EMRAT)

Janë përdorur në ngjarje kriminale-gjenden armë e maska silikoni në Fier e Lushnjë, 4 në pranga (EMRAT)

SEKUESTRIMET FIER-Katër armë zjarri, dy armë gjahu, fishekë dhe dy maska silikoni u sekuestruan gjatë kontrolleve të policisë në Fier dhe Lushnjë. Lidhur me kontrollet janë arrestuar katër persona. Në pranga janë vendosur Suad Mernica, Zija Troka dhe Endrit Troka në Fier (babë e bir); ndërsa në Lushnjë është arrestuar Misir Blliku. Në banesën e familjes Troka në Fier u gjetën një kallashnikov, një pistoletë dhe një armë gjahu. Ndërkohë, Policia njofton se dy kallashnikovët e sekuestruar në Lushnjë, në banesën e Misir Bllikut, dyshohet se janë përdorur në një ngjarje kriminale të mëparshme. Suad Mernica u kap në Fier me kokainë dhe dy maska silikoni, të cilat policia dyshon se do t’i përdorte për të kryer një krim.  Armët e zjarrit të sekuestruara në...