Zbulohen kallashnikovë dhe maska silikoni, 4 në pranga në Fier e Lushnjë
Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të tre fazave të operacionit policor “Siguria”, të zhvilluar në Fier dhe Lushnjë. Konkretisht mësohet se në pranga janë vënë Suad Mernica, Zija Troka dhe Endrit Troka në Fier; ndërsa në Lushnjë është arrestuar Misir Blliku. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar katër armë zjarri, dy armë gjahu, municion luftarak, dy maska silikoni dhe sende të tjera të paligjshme. Dyshohet se armët e gjetura në Lushnjë janë përdorur në një ngjarje kriminale të mëparshme. Policia e Fierit ka finalizuar tri faza të operacionit të koduar “Siguria”, në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve. Në fazën e parë,...
Burimi:
syri.net