Pakistani pret Arabinë Saudite dhe Turqinë në Islamabad, diskutohet ‘Marrëveshja e Mekës’
Pakistani po pret bisedime me Arabinë Saudite dhe Turqinë të premten, si pjesë e marrëveshjes trepalëshe të mbrojtjes që përcakton se një sulm kundër cilitdo prej tre shteteve përbën një sulm kundër të gjithave . Bisedimet në Islamabad do të përqendrohen në zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke përfshirë sulmet e vazhdueshme nga Huthët e Jemenit të mbështetur nga Irani ndaj Arabisë Saudite, thanë dy zyrtarë për Associated Press. Delegacionet nga Turqia dhe Arabia Saudite kanë filluar tashmë të mbërrijnë në kryeqytetin pakistanez, thanë ata. Në të njëjtën kohë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ratifikoi zyrtarisht marrëveshjen trepalëshe, duke përfunduar procesin e miratimit nga pala turke, sipas Gazetës Zyrtare të vendit të botuar të premten, më 27 nëntor. Më herët këtë muaj, parlamenti turk miratoi...
Burimi:
syri.net