Sulm kibernetik edhe ndaj agjencisë franceze të lajmeve AFP, platforma del jashtë përdorimit!
Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) është vënë në shënjestër të një sulmi kibernetik, me menaxhmentin e saj që njoftoi pezullimin e platformës AFP Forum, përmes së cilës abonentët e saj fitojnë akses në materialin gazetaresk të agjencisë. Sipas një emaili të brendshëm të dërguar nga menaxhmenti i AFP të enjten, sulmi filloi dje në orën 1:30 të mëngjesit sipas orës së Parisit, duke synuar platformën e përdorur nga klientët e agjencisë për të kërkuar dhe shkarkuar përmbajtje. “Sapo u zbulua ndërhyrja, ekipet tona u mobilizuan menjëherë për ta përmbajtur atë dhe e hoqën AFP Forum nga lidhja si masë paraprake. AFP Forum mbetet i padisponueshëm deri në njoftim të mëtejshëm”, thuhej në mesazh. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve me seli në Paris po u ofron alternativa...
Burimi:
javanews.al