Përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK, ja çfarë parashikojnë procedurat në Hagë

Përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK, ja çfarë parashikojnë procedurat në Hagë

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka afat deri sot për të njoftuar apelimin e vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale në Hagë. Avokatët kanë paralajmëruar kundërshtimin e dënimeve, të cilat i kanë cilësuar si të padrejta. Sipas mediave në Kosovë, vendimi i shkallës së parë u shpall më 16 shtator, ndërsa tashmë pritet që mbrojtja të ndjekë procedurat për kundërshtimin e tij në Gjykatën e Apelit. Në vendimin e shkallës së parë, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim. Por cilat janë procedurat që duhet të ndjekin palët në procesin e apelimit? Sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave, palët duhet...