Korrupsioni u shtua, thonë 6 në 10 shqiptarë/ Ku mbetën premtimet e reformës në drejtësi?

Korrupsioni u shtua, thonë 6 në 10 shqiptarë/ Ku mbetën premtimet e reformës në drejtësi?

Gjashtë në dhjetë shqiptarë mendojnë se korrupsioni u shtua gjatë tre viteve të fundit, perceptim që konstatohet nga sondazhi i SecuriMeter 2026 dhe që në simbolikë, është një tjetër gozhdë në arkivolin e reformës në drejtësi. Dhjetë vjet më parë premtohej se reforma e drejtësisë do t’i jepej fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë, nëpërmjet SPAK dhe GJKKO, por duket se besimi se këto organe mund të sjellin një drejtësi europiane, ka humbur. Sondazhi i SecuriMeter 2026 është zhvilluar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal me financim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë. Nga 1 deri më 17 shtator u intervistuan ballë për ballë 6 003 të rritur në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, prej tyre 1 001 në Shqipëri Nga përgjigjet del se...