Shiste kokainë pranë shkollave, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! Sekuestrohet edhe makina
Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap me mbi 900 gramë kokainë, të cilën dyshohet se synonte ta shiste në afërsi të shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të Pastra”, ndërsa lënda narkotike u gjet pjesërisht në automjetin me të cilin lëvizte 34-vjeçari dhe pjesërisht në banesën e tij. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”. Sekuestrohen mbi 900 gramë Kokainë, 1 automjet tip “Toyota Yaris”, dhe 1 celular. Lëvizte me lëndë narkotike, në automjet, për ta shitur në afërsi të shkollave dhe ambienteve që tjera që frekuentohen nga të rinjtë, në Kamëz dhe Fushë Krujë, vihet në pranga...
Burimi:
gijotina.com