Nga reformat te integrimi në BE, samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet sot në Tiranë
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, mblidhen këtë të premte në Tiranë për të diskutuar mbi zbatimin e Planit të Rritjes të Bashkimit Europian, përmbushjen e reformave dhe integrimin ekonomik të rajonit. Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë. Sipas Komisionit Europian, gjatë takimit, Kos do t’u kërkojë vendeve të rajonit të ndërtojnë një konsensus të gjerë kombëtar për zbatimin e reformave, nga përmbushja e të cilave varet edhe përfitimi i fondeve europiane. Punimet do të nisin në orën 10:30 me fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres Marta Kos, ndërsa në orën 12:30 është parashikuar një konferencë e përbashkët për...
Burimi:
gijotina.com