Bayern Munich qetëson përfaqësuesit e Musiala: Vetëm rikuperimi ka rëndësi, jo kontrata dhe paratë

Bayern Munich qetëson përfaqësuesit e Musiala: Vetëm rikuperimi ka rëndësi, jo kontrata dhe paratë

27 Nëntor 2026 10:02 Telesport Vetëm rikuperimi ka rëndësi, jo kontrata. Ky është mesazhi që drejtuesit e Bayern Munich u përcollën përfaqësuesve të Jamal Musiala gjatë një takimi të zhvilluar së fundi. FIFPRO kritikoi klubin gjerman, duke pretenduar se ekziston një “strategji e koordinuar për të ushtruar presion mbi Musiala”, pas krizës së fundit epileptike që lojtari pësoi gjatë stërvitjes. Max Eberl, anëtari i bordit të Bayern Munich i përshkroi diskutimet si “shumë, shumë konstruktive”. “Biseda u përqendrua ekskluzivisht te mënyra se si ta kthejmë Jamal në fushë, në formën që ai shfaqi para dëmtimit muskulor që pësoi gjatë ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve,” deklaroi Eberl. “Ky është i vetmi objektiv i Bayern Munich për momentin. T’i japim besim Jamal, pa prekur çështje që lidhen...