Mesazh? Tritol i pashpërthyer në derën e një banese në Shkodër, kush ishte objektivi

Mesazh? Tritol i pashpërthyer në derën e një banese në Shkodër, kush ishte objektivi

foto ilustruese SHKODËR-Një sasi lëndë plasëse e pashpërthyer është konstatuar në derën e një banese në Shkodër. Tritoli është gjetur në portën e jashtme të banesës së Emiljan Gjonajt, në lagjen “Mark Lula”. Zona është vënë nën kontroll, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe forcat xheniere për trajtimin e lëndës plasëse, me qëllim shmangien e çdo rreziku për banorët. Ka dyshime se ngjarja lidhet pikërisht për shkak të ndërtimeve, pasi Gjonej merret me ndërtim dhe aktualisht një pallat në lagjen “Mark Lula” është duke u ndërtuar nga ana e tij. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe rrethanat e ngjarjes.