Sa e ekspozuar mbetet Kosova ndaj rrjeteve ekstremiste?

Sa e ekspozuar mbetet Kosova ndaj rrjeteve ekstremiste?

Radio “Europa e Lirë” shkruan ndër të tjera se “Në mesin e dekadës së kaluar, Kosova u përball me sfida të konsiderueshme në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Në periudhën 2012-2015, qindra qytetarë të Kosovës udhëtuan drejt zonave të konfliktit në Siri dhe Irak, ndërsa autoritetet kosovare nisën një sërë hetimesh dhe operacionesh kundër personave të dyshuar për përfshirje në aktivitete të lidhura me terrorizmin. Shtuni, i cili prej vitesh studion fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Perëndimor, thotë se rrënjët e problemit në Kosovë shtrihen deri në periudhën e pasluftës. Pasojat ekonomike dhe traumat e luftës, nevoja e madhe për ndihmë humanitare dhe mungesa e kapaciteteve institucionale kanë krijuar, sipas tij, terren të favorshëm për depërtimin e disa rrjeteve të huaja me agjenda...