Samiti BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, Rama: Moment vendimtar për rajonin

Samiti BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, Rama: Moment vendimtar për rajonin

Edi Rama TIRANË-Po mbahet në Pallatin e Brigadave Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, nën moton “Reforma, Rritje, Integrim-Drejt Europës së bashku”. Kryeministri Edi Rama ka nisur punimet e samitit, ku gjatë fjalës së tij deklaroi se qytetarët e Ballkanit Perëndimor duhet të përfitojnë që tani nga integrimi gradual në tregun e përbashkët europian. Edi Rama: Nuk ka dyshim se ky është një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Nuk ka aspak dyshim se është një moment tejet vendimtar edhe për Europën. Ne kemi qenë entuziastë për nisjen e këtij procesi të ri, që në njëfarë mënyre vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual dhe që na mbledh bashkë në tri dimensione: reformat, konvergjenca ekonomike dhe kohezioni rajonal. Na duhet...