“Shqipëria Bëhet” kërkon shfuqizimin e ligjit të “Paketës së Maleve” dhe Investimet Strategjike, depoziton mbi 107 mijë firmat në KQZ për Referendum
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” do të depozitojë sot, në orën 10:00, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi 107 mijë firma në mbështetje të nismës për zhvillimin e një referendumi për shfuqizimin e ligjit “Paketa e Maleve” dhe atij për “Investimet Strategjike”. Dorëzimi i firmave do të shoqërohet me një deklaratë për mediat nga kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, dhe grupi nismëtar. Nisma synon t’u drejtohet qytetarëve përmes referendumit për të vendosur mbi shfuqizimin e dy ligjeve.
Burimi:
javanews.al