Plaçkiti dy biznese dhe një banesë në pak ditë në Kavajë dhe Golem, arrestohet 38-vjeçari nga Durrësi!

Plaçkiti dy biznese dhe një banesë në pak ditë në Kavajë dhe Golem, arrestohet 38-vjeçari nga Durrësi!

Tre raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor 2026 në Kavajë dhe Golem janë zbardhur nga policia, ndërsa në pranga ka rënë autori i dyshuar. Në kuadër të operacionit të koduar “Traces”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit E. Sh., 38 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari ka kryer tri vjedhje, në dy subjekte dhe një banesë në Kavajë dhe Golem, nga ku ka marrë shuma parash, laptopë, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike dhe mjete pune. Policia bën me dije se vijojnë hetimet për të zbardhur edhe raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer nga i arrestuari....