Moti i keq përfshin edhe qarkun e Gjirokastrës, disa fshatra në Dropullin e Sipërm pa energji elektrike!
Disa fshatra në Njësinë Administrative Dropull i Sipërm vijojnë të jenë pa energji elektrike, pas ndërprerjeve të shkaktuara gjatë natës. Sipas informacionit mbi situatën në Qarkun e Gjirokastrës, OSHEE ka ndërhyrë për rikthimin e energjisë, por ende nuk është normalizuar furnizimi në disa fshatra. Ndërkohë, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, në të gjithë territorin e qarkut janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët. Nga bashkitë e qarkut dhe OSHEE nuk raportohen problematika të tjera, ndërsa situata vijon të monitorohet nga strukturat përkatëse.
Burimi:
javanews.al