Do e shiste pranë shkollave në kryeqytet, 34-vjeçari kapet me 900 gramë kokainë! Policia i vë prangat, i sekuestrohen edhe…

Do e shiste pranë shkollave në kryeqytet, 34-vjeçari kapet me 900 gramë kokainë! Policia i vë prangat, i sekuestrohen edhe…

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap me mbi 900 gramë kokainë, të cilën dyshohet se synonte ta shiste në afërsi të shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të Pastra”, ndërsa lënda narkotike u gjet pjesërisht në automjetin me të cilin lëvizte 34-vjeçari dhe pjesërisht në banesën e tij. Njoftimi i policisë: “Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”. Sekuestrohen mbi 900 gramë Kokainë, 1 automjet tip “Toyota Yaris”, dhe 1 celular. Lëvizte me lëndë narkotike, në automjet, për ta shitur në afërsi të shkollave dhe ambienteve që tjera që frekuentohen nga të rinjtë, në Kamëz dhe Fushë Krujë, vihet në pranga...