U kapën me mbi 40 kg kanabis që donin ta shisnin në qytet, në pranga dy persona në Laç!
Dy persona janë arrestuar në Laç, pasi u kapën duke transportuar 40.3 kilogramë kanabis, të cilën dyshohet se do ta shisnin në qytet. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, në rrugën e fshatit Selitë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ata e kishin siguruar drogën në fshatin Mafsheq, në Malësinë e Krujës, dhe po e transportonin drejt Laçit për shitje. Njoftimi i policisë: “DVP Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Storm”, goditet një rast i tentativës për të shitur lëndë narkotike. Sekuestrohen 40.3 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa (e ndarë në 4 thasë), 1 peshore, 1 automjet dhe 1 celular. Vihen në pranga 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke e transportuar lëndën narkotike në...
Burimi:
javanews.al