Lapidar për Jakup Krasniqin në fshatin e lindjes, emri i tij krah tre shkronjave të UÇK-së!
Në vendlindjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Negroc të Drenasit, është përuruar lapidari kushtuar figurës së tij. Monumenti është realizuar me nismën dhe kontributin e banorëve të Negrocit, ndërsa në të janë vendosur shkronjat e UÇK-së, emblemat dhe portretet e Jakup Krasniqit dhe Adem Jasharit. Ceremonia e përurimit u mbajt këtë mesdite në hyrje të fshatit. Nisma për ngritjen e lapidarit vjen si shenjë nderimi për Jakup Krasniqin. Përurimi bëhet vetëm dy ditë para shënimit të 28 Nëntorit. Kjo ngjarje vjen pak ditë pasi Krasniqi përfundoi vizitën humanitare katërditore pranë familjes së tij në Prishtinë, të realizuar me leje të Dhomave të Specializuara për arsye humanitare. Pas përfundimit të vizitës, ai është kthyer në...
Burimi:
javanews.al