“Nuk kam qenë kurrë një yll”, lojtar i Barcelonës tregohet i sinqertë dhe bën deklaratën e fortë
Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka theksuar se është i lumtur t’i japë përparësi suksesit kolektiv para lavdisë individuale, ndërsa vazhdon të luftojë për një vend si titullar i rregullt nën urdhrat e Hansi Flick. Spanjolli u aktivizua si titullar në fitoren 1-4 të Barcelonës ndaj Sabah në Champions League. Pavarësisht se e ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit duke pritur mundësinë për të luajtur titullar, Gavi nuk shpreh asnjë pakënaqësi për minutat e pakta në dispozicion. Duke folur për Movistar pas përfundimit të ndeshjes, Gavi pranoi se konkurrenca e ashpër për një vend në skuadër është diçka normale për një klub si ai katalanas. “Epo, në fund të fundit ka konkurrencë. Është pasojë e të qenit në klubin më të mirë. Të gjithë...
Burimi:
telesport.al