E duan gjigantët e Premier League, Dortmund vendos çmimin e frikshëm për talentin 19-vjeçar
Raportohet se Joane Gadou kishte tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha edhe para paraqitjes së tij të shkëlqyer kundër Arsenal-it. Sipas gazetës “Bild”, Arsenali, Liverpool-i dhe Manchester United e kanë vënë në shënjestër mbrojtësin qendror 19-vjeçar. Megjithatë, te BVB-ja nuk ka asnjë lloj paniku apo shqetësimi. Gadou është nën kontratë deri në vitin 2031, pa klauzolë largimi, dhe askush në Dortmund nuk do ta merrte parasysh shitjen e tij për më pak se 80 milionë euro. Interesimi për francezin vështirë se do të zbehet pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në Champions League, të martën në Londër. Gadou ishte i përsosur në mbrojtje dhe krijoi aksionin për golin e barazimit të Maxi Beier-it, përmes një depërtimi individual të mrekullueshëm. Ish-klubi i tij, Paris Saint-Germain,...
Burimi:
telesport.al