Hakerat nuk kursejnë as sportin, FIFA konfirmon sulmin kibernetik dhe vjedhjen e të dhënave!
FIFA ka konfirmuar se ka qenë në shënjestër të një sulmi kibernetik që rezultoi në akses të paautorizuar në një grup të kufizuar informacionesh personale dhe biznesi, raportoi sot “The Athletic”. Organi qeverisës i futbollit botëror tha se sulmi rezultoi në akses të paautorizuar në një grup të kufizuar informacioni. “FIFA mund të konfirmojë se ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik kriminal që rezulton në akses të paautorizuar në një grup të kufizuar informacionesh personale dhe biznesi”, tha një zëdhënës i FIFA-s për “The Athletic”. Organizata thekson se po punon ngushtë me autoritetet përkatëse, përfshirë zbatimin e ligjit ndërsa dënoi vjedhjen dhe publikimin e të dhënave personale. Një grup hakerash që e quan veten “Klubi i Hakerëve të Djemve të Bukur” (Handsome Boy Hackin...
Burimi:
javanews.al