Verstappen: Në Katar thelbësor menaxhimi i gomave, fitoret rrisin besimin për sezonin tjetër

Verstappen: Në Katar thelbësor menaxhimi i gomave, fitoret rrisin besimin për sezonin tjetër

Gjysma e dytë e këtij sezonit të Formula 1 i ka dhënë një vetëbesim të madh Max Verstappen, i cili ka siguruar katër fitore në gjashtë garat e fundit. Piloti holandez, i cili është ngjitur në podium në nëntë gara radhazi, tani e ka përqendruar vëmendjen te gara e Katarit, me synimin për të arritur fitoren e pestë të sezonit. Një fitore që praktikisht do të garantonte vendin e dytë në Kampionatin e pilotëve. Nga ana tjetër, Verstappen e vlerëson sigurimin e vendit të tretë në Kampionatin e konstruktorëve, duke e parë atë si një shpërblim të merituar për përparimin që Red Bull ka treguar gjatë gjithë vitit 2026. “Lusail është një pistë shumë ndryshe krahasuar me Las Vegas, ajo përmban kthesa komplekse që favorizojnë...