Oliver Kahn e cilëson absurde sjelljen publike të Bayern Munich ndaj sëmundjes së Musiala
26 Nëntor 2026 13:36 Alfred Lleshi Futbolli gjerman vijon të jetë i përfshirë në debat për gjendjen shëndetësore të Jamal Musiala. Mesfushori i Bayern Munich vuan nga krizat epileptike, pas dy episodeve të fikëti në fushën e lojës. Pas deklaratave të diskutueshme të drejtuesve bavarezë, ka reaguar edhe ish-portieri dhe ish-drejtuesi i klubit, Oliver Kahn: “Sa dramatike duket e gjithë kjo situatë, sëmundja mund të trajtohet dhe besoj se Jamal do të jetë në gjendje ta përballojë. Gjithashtu, besoj se mund të rikthehet në nivelin e tij më të lartë”. Ai kundërshtoi ashpër idenë e uljes së pagës së lojtarit nëse sëmundja ndikon në rendimentin e tij: “Ekziston një kontratë e vlefshme dhe nuk ka asgjë për të kritikuar në këtë drejtim. T’i bësh presion...
Burimi:
telesport.al