Reshjet me intensitet mesatar në qarkun e Shkodrës, ja cilat janë problematikat e evidentuara deri tani

Reshjet me intensitet mesatar në qarkun e Shkodrës, ja cilat janë problematikat e evidentuara deri tani

Në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër vijojnë reshjet e shiut, kryesisht me intensitet mesatar. Situata paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme dhe deri në këto momente nuk raportohen problematika madhore.Bashkia Shkodër: Grupet e punës janë në terren dhe në gatishmëri duke vijuar pastrimin e konetave për garantimin e kullimit të ujërave të shiut.Bashkia Malësi e Madhe: Evidentohen ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike në Kelmend dhe Kastrat. Prurjet e lumenjve nuk paraqesin problematika.Bashkia Vau i Dejës: Raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike në pothuajse të gjitha njësitë administrative.Bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz: Nuk raportohen problematika të lidhura me emergjencat civile.Ekipet e OSHEE-së dhe strukturat pëgjegjëse vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve në linjat përkatëse.Situata rrugore: Në aksin Qafë Thorë–Theth është ndërhyrë nga firmat e...