Chelsea në krizë rezultatesh, por trajneri Xabi Alonso ruan ende besimin e plotë të klubit
26 Nëntor 2026 14:00 Telesport Pas humbjes zhgënjyese 4-1 ndaj Leeds në shtëpi dhe në prag të sfidës delikate në fushën e Nottingham Forest të premten, trajneri i Chelsea, Xabi Alonso ruan besimin e plotë të drejtuesve të klubit. Skuadra londineze nuk po kalon një moment të mirë, pasi Chelsea ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe ka humbur pesë nga nëntë ndeshjet e fundit të Premier League. Seria e tyre e fundit përfshin humbje turpëruese në shtëpi ndaj Tottenham dhe Leeds. Tifozët e Chelsea shprehën frustrimet e tyre në të dyja rastet, duke fishkëllyer ekipin në kohën e fundit. Gjithsesi, Alonso, i emëruar në një kontratë katërvjeçare në korrik, ende ka mbështetjen e hierarkisë së Chelsea ndërsa...
Burimi:
telesport.al